Telefoni 5G me ekran që paloset i Huawei zbulohet përpara zyrtarizimit

Kongresi Mobil Botëror ende nuk ka startuar por një postim në rrjetin social Twitter mund të ketë zbuluar sekretin më të madh të kompanisë: telefonin me ekran me palosje Huawei Mate X që kompania do ta prezantojë këto ditë.

Prej muajsh Huawei ka folur për idenë e një telefoni 5G me ekran që paloset dhe së fundi ka premtuar ta prezantojë në Kongresin Mobil Botëror.

Postimi në Twitter përmban një baner të pajisjes i cili konfirmon edhe emrin e telefonit, Mate X.

Ndërsa detajet janë të pakta, në postin e Huawei shkruhet “telefonit 5G me ekran që paloset më i shpejtë në botë.”