Tentimvrasja në Prizren, arrestohen tre të dyshuar

Me 7 mars, në Prizren, pas një pune hetimore të njësiteve relevante policore, është arritur të identifikohen dhe të arrestohen tre persona të dyshuar (D. H.), (J. A.) dhe (J. B.), të cilët dyshohet se kanë kryer veprën penale ‘vrasje e mbetur në tentativë’, e cila ka ndodhur në Prizren në një kafiteri.

Personat e dyshuar tashmë të arrestuar dyshohet të jenë përfshirë në një rast të vrasjes në tentativë të ndodhur me 06.03.2019, ku njësitë patrulluese i janë përgjigjur rastit, me ç’rast një viktimë ka kërkuar ndihmë mjekësore në emergjencën e spitalit rajonal në Prizren.

Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme procedurale, duke përfshirë intervistimin e personave të dyshuar, të cilët kanë pranuar veprën e kryer. 

Me vendim të prokurorit të dyshuarve iu shqiptohet masa e ndalimit policor për 48 orë.