Tërmeti i 26 nëntorit në Shqiperi – 100 familje në protesta

Rreth 100 familje të dy pallateve me 13 kate pranë shkollës “Kushtrimi i Lirisë” në Durrës ndodhen në udhëkryq, pasi nuk dinë se çfarë do të bëhet me banesat e tyre.                                       Me tërmetin e 26 nëntorit, dy pallatet u konstatuan të pabanueshme. Banorët dolën në proteste për t’i kërkuar Bashkisë kryerjen e një ekspertize të thelluar dhe një përgjigje zyrtare për rindërtimin e objekteve.