Thaçi takohet me Ilir Metën në Munih

Thaçi ka thënë se ka falënderuar Presidentin Meta dhe Shqipërinë për kontributin e tyre për Pavarësinë e Kosovës.

“Takimin e parë në Konferencën e Sigurisë në Munih e zhvillova me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Metën. Në prag të 11 Vjetorit të Pavarësisë, e falënderova presidentin Meta dhe Shqipërinë për kontributin e jashtëzakonshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, ka shkruar Thaci