Thaçi: Ushtarët e FSK-së janë krenaria jonë, dëshmia e suksesit të shtetit!

Ju ushtarë të FSK-së jeni krenaria jonë, ju jeni dëshmia më e mirë e suksesit të shtetit tonë e përparimit tonë. Vetëm 11 vite më parë kemi filluar rrugën e konsolidimit të pavarur të Kosovës. Para nesh kemi një ushtri profesionale, multietnike e cila është në shërbim të shtetit më të ri në botë. E gatshme për të kontribuar për paqe në rajon por edhe në botë. E mirëpresim kohën kur do të shërbejnë për të ndërtuar paqen çdo kund në planet. Ju ushtria e Kosovës jeni krenaria jonë”, ka thënë Thaçi.