Therje me thikë në Prizren

Qendra emergjente në Prizren ka raportuar në polici se në tretman mjekësor gjendej një person i therur me thikë në gjoks.

Njësitet policore kanë kontaktuar me viktimën, ku sipas tij pas një mosmarrëveshje dy persona të panjohur e kanë sulmuar me thikë.

Nuk raportohet për të arrestuar, rasti është duke u hetuar.