Tmerr në ajër, avioni pëson defekt në 10 mijë metra lartësi

Një avion i kompanise “Volotea” që bën linjën Bari-Katania ka bërë ulje të detyruar sot në Palermo bëjnë me dije mediat italiane pasi pësoi një defekt elektrik.

Avioni ishte në 10 000 metra lartësi kur u konstatua defekti elektrik duke detyruar pilotët që të bëjnë ulje emergjence në Palermo në vend që të vijonin rrugën për në Katania, siç ishte programuar.

Kompania në fjalë ka fluturuar edhe në Shqipëri duke bërë kryesisht linjën Tiranë me të njëjtën markë avionësh, pikërisht “Boeing 717” që pësoi defektin sot.