Tokio 2020”, me medalje të prodhuara nga riciklimi i celularëve

Komiteti Organizativ i Lojërave Olimpike dhe Paralimpike 2020 duket se është në rrugën e duhur për realizimin e projektit të krijimit të medaljeve për sportistët fitues nëpërmjet riciklimit të “smartphone”-ve, fotokamerave dhe aparateve të tjera elektronike.

Projekti i medaljeve të “Tokyo 2020” u prezantua në Japoni në vitin 2017, e nëpërmjet tij mendohet të krijohen 5.000 medalje të arta, të argjendta dhe të bronzta.