Trajneri i Real Madrid: Duhet ta marrim seriozisht ndeshjen kundër Ajax

Trajneri i Real Madrid Santiago Solari pretendon se do të inkurajojë ekipin e tij të prodhojë një paraqitje të ngjashme me atë ndaj Atletico Madrid edhe në ndeshjen me Ajax.

Los Blancos do të ndeshen me holandezët të mërkurën në mbrëmje për 1/8-at të Champions League.

Shpresoj që nesër ekipi të luajë me seriozitetin që shfaqi tri ditë më parë dhe këtë do të mundohem t’u them edhe lojtarëve,” shprehet Solari për gazetarët. 

“Nuk mendoj se Ajax po kalon një periudhë të keqe teksa po luan një sezon të mirë dhe ka lojtarë me potencial.”

Sergio Ramos do të luajë ndeshjen e 600-të si mbrojtësi i Real Madrid dhe Solari i ka thurur elozhe kapitenit. 

“Ai ka një karakter të mrekullueshëm dhe është tepër konkurrues, prandaj ka luajtur aq shumë ndeshje. Shpresoj që të luajë sa më shumë ndeshje të tjera.”