Vajza e Shyhrete Behlulit lind djalë, e gjithë estrada në festë

Vajza e Shyhrete Behlulit, Njomza ka sjellë në jetë një djalë.

Duket që lindja e djalit i ka gëzuar tej mase sa që ajo ka organizuar një festë madhështore në një nga hotelet me luksoze në Prishtinë.

Me qindra të ftuar, e të gjitha femra, kanë festuar gjatë gjithë natës. Madje në këtë aheng të ftuara ishin edhe këngëtaret e njohura kosovare, përfshirë: Lorin, Motrat Mustafa, Teuta Selimi, Remzie Osmani e shumë emra të tjerë.