Vettel pret shumë nga Schumacher

Sebastian Vettel beson se Mick Schumacher, i biri i legjendës së Formula 1, Michael, mund të bëhet ngasës i madh i Formula 1 Sebastian Vettel ka thënë se tifozët duhet t’i japin kohë Mick Schumacherit për t’u bërë ngasës i madh i Formula 1, duke mos e vënë 19 vjeçarin në presion, shkruan Gazeta Express. I biri i legjendës së Formula 1, Michael, do të kalojë në Formula 2 këtë sezon pasi ka nënshkruar kontratë me ekipin Prema. Ai është tashmë në radar të Formula 1 me Ferrarin që synon ta angazhojë atë në akademinë e ngasësve. Vettel ndërkohë e pati mundësinë ta shihte Schumacherin në aksion nga afër gjatë fundjavës që shkoi kur të dy garuan për ekipin e Gjermanisë në “Race of Champions”. I pyetur nëse Schumacher mund të bëhet yll në të ardhmen, Vettel u përgjigj: “Mendoj se duhet t’i japim kohë. Ai është në presion të madh, por ne duhet t’i japim atij kohë që t’i bëjë gjërat dhe do të shohim se çka do të ndodh”, theksoi ngasësi gjerman. Ndërkohë, gjendja shëndetësore e babait të Mick, Michael, po përmirësohet dita-ditës Lexo më shumë në