Vetura godet ngasësin e biçikletës në Gllamink të Podujevës dhe ikë nga vendi i ngjarjes

Sot rreth orës 15:30  ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Gallmnik të Podujevës.

Në aksident janë përfshirë një veturë dhe biçikletë, ku mësohet se automjeti ka goditur biçiklistin dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin për Indeksonline duke thënë me rastin është duke u marrë njësiti i trafikut

“Rreth ores 15:30, kemi pranuar informaten per nje askident trafiku në fshatin Gllamnik te Podujeves. Ne aksident ka qene e perfshire nje biciklete dhe nje automjet (automjeti ka ikur nga vendi i ngjarjes). Si pasoj e aksidentit, biçiklisti ka pësuar lëndime të lehta trupore. Me rastin po merret njesiti i trafikut”, ka thënë zëdhënsja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.