Vogëlushit 14 muajsh shqiptar i pritet këmba

Një vogëlush 14 muajsh, djali i një familje emigrantësh shqiptarë në provincën e Vincenza-s po lufton mes jetës dhe vdekjes i shtruar në spitalin e Padovës pas aksidentit të rëndë të dy ditëve më parë në komunën Marsotica. Mjekët e spitalit janë detyruar t’i presin këmbën e djathtë ndërsa po përpiqen t’i shpëtojnë jetën dhe pas një tramue të rëndë që ka marrë në kokë.

Rreth orës 17 të pasdites së 8 marsit nëna shqiptare Raiza Terziu së bashku me dy djemtë Thiago 14 muajsh, Samuele 7 vjeç, me nënën e saj e një mikeshë po kalonin pasditen në parkun publik të qytezës ku jetonin, kur një kamion i drejtuar nga një italian në gjëndje të dehur ka dalë nga rruga duke aksidentuar rëndë vogëlushin 14 muajsh. Ndërsa Raiza ka marrë plagë të lehta, kurse babai Elidon nuk ndodhej në vendngjarje.

Gjithcka ka ndodhur brenda pak minutash e sipas dëshmitarëve të ngjarjes shoferi i kamionit po udhëtonte me shpejtësi të lartë në qendër të qytezës.