Vuçiç i frikësohet lobimit të Hoxhajt në Mynih

Vuçiç para mediave serbe tha se lonimi që po bën ekipi i Kosovës në Mynih është i veçantë, duke folue për Kosovën dhe duke paraqitur si anët e forta ashtu edhe ato vulnerabil.

Ai përmendi faktin që Hoxhaj flet gjermanishten rrjedhshëm, duke theksuar se kjo është po ashtu një armë e fortë lobimi. “Ata po bëjnë punë shumë serioze. 

Kanë sjellë shumë njerëz këtu dhe po bëjnë lobim të jashtëzakonshëm. Kam parë shkurt edhe Enver Hoxhajn. 

Ai flet një gjermanishte perfekte që nuk është aspak për t’u nënvlerësuar”, ka thënë Vuçiç duke iu referuar punës së ekipit kosovar.