Vuçiq takohet me serbët e Kosovës

Vuçiq me përfaqësuesit e serbëve kosovar po bisedon në ndërtesën e Sekretariatit të përgjithshëm të presidentit të Republikës së Serbisë, dhe pas takimit është paraparë konferenca për medie. Presidenti i Serbisë të dielën ka paralajmëruar se në ditë e ardhshme do të shqyrtojë me Qeverinë e Serbisë në sërë mesazhesh të cilat kanë ardhur kohëve të fundit nga vendet evropiane dhe botërore në lidhje me Kosovën dhe integrimet evropiane.

“Do të bisedojmë për platformën e Serbisë për ardhmëri. Sepse, nëse ndodh që Serbia t’i përmbushë të gjitha obligimet nga Marrëveshja e Brukselit, ndërsa Kosova asnjë, dhe më pas ata i fusin taksat prej 100 për qind, dhe i zgjedhin “serbët privatë” në vend të atyre të cilët kanë marrë përkrahje të gati 100 për qind të popullit serb, atëherë bëhet pyetja se a është politika e përgjegjshme e Serbisë e vetmja për marrëveshjen e mundur”, ka thënë Vuçiq.