Një angazhim i shtuar nga SHBA-ja dhe BE-ja po shihen në raport me arritjen e një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë.
Madje për këtë çështje dy njerëz të fuqishëm nga Administrata Biden dhe BE-ja do të vijnë në Kosovë për të dhënë mesazhet e tyre për Qeverinë e Kosovës.
Diplomati amerikan pak ditë para ardhjes dha sinjale se marrëveshja duhet të përfundojë me njohje reciproke.
E për shumë kë në Kosovë situata në Qeverinë e Kosovës ka filluar të nxehet.
Sipas Agon Maliqit përfaqësuesit e SHBA e BE do të vijnë në Kosovë me propozime konkrete në raport me Asociacionin.
“Ka filluar të nxehet situata…Kësaj here ndërmjetësuesi Lajçak por edhe SHBA-të vijnë me propozime konkrete për Asociacionin”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Agon Maliqi.
Situatë të njëjtë po parasheh edhe dikush që vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,
“SHBA duan progres në dialog dhe progres në lidhje me implementimin e Asociacionit si pjesë kyçe e marrëveshjes përfundimtare”, deklaroi Driton Gashi.
Ndërkohë zëvendëskryeministri besnik Bislimi ka paralajmëruar se janë duke negociuar një lloj marrëveshje mirëbesimi në Bruksel me Serbinë ku palët nuk do të sulmonin njëra-tjetrën.
Por Analisti Agon Maliqi thotë se kjo pjesë është shumë e mjegullt pa u zyrtarizuar.